Top Channel/ Miliarderja Taylor Swift! Elita më e pasur se kurrë, në listë dhe krijuesi i ChatGPT
02/04/2024 20:37

Këngëtarja amerikane Taylor Swift i është bashkuar Elon Muskut në listën e personave më të pasur në botë. Ylli amerikan ka hyrë në Listën e Miliarderëve, të përpiluar prej revistës Forbes, për herë të parë, pas regjistrimit të një pasurie prej 1.1 miliard dollarësh. Ajo ka marrë statusin e megayllit dhe këtë vit është bërë performuesja e parë që e ka fituar çmimin për albumin më të mirë për herë të katërt. Në listë këtë vit ka hyrë edhe Sam Altman, krijuesi i aplikacionit ChatGPT, me një pasuri prej 1 miliard dollarësh. Bernard Arnault dhe familja e tij, që qëndrojnë mbrapa kompanisë franceze të mallrave luksoze LVMH, e kryesojnë listën e revistës Forbes me një pasuri prej 233 miliardë dollarëve. Musk, pronari i kompanive Tesla dhe X, i njohur më parë si Twitter, është renditur i dyti, me një pasuri prej 195 miliardë dollarësh. Në vendin e tretë është pronari i kompanisë Amazon, Jeff Bezos. Forbes ka thënë se klasa e miliarderëve më 2024 është 255 për qind më e pasur sesa një dekadë më parë, që nënkupton se 0.5 për qind e 2.781 miliarderëve të botës gëzojnë 14 për qind të pasurisë së të gjithë miliarderëve. Në aspektin gjeografik, SHBA-ja ka më shumë miliarderë sesa çdo shtet – 813 – e përcjellë nga Kina dhe India. Sipas Forbes, në vitin 2024 është regjistruar një rekord i miliarderëve, plot 2.781. Elita botërore është më pasur se kurrë dhe e ka një pasuri kolektive prej 14.2 trilionë dollarëve.

Top Channel/ Zuckerberg del para gjykatës: Padi ndaj platformave online se krijojnë varësi!
19/02 12:26
Top News – Aleatët evropianë braktisin Trumpin / Takimi i parë i Bordit të Paqes në Uashington
19/02 11:56
Top News -‘Nëse e përdorim askush s’ka shpëtim’/ Kim Jong un, raketalëshues të ri me koka bërthamore
19/02 11:52
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Tregohuni të mencur, pranoni marrëveshjen!
19/02 11:51
Top News – ‘Bëhuni të mençur, bëni marrëveshje’ / Trump paralajmëron Iranin, sulm këtë fundjavë
19/02 11:47
Top News – Trump godet Iranin brenda ditësh! SHBA mbledh fuqinë më e madhe të zjarrit në dekada
19/02 11:46
Top News – Nuk ka paqe në Ukrainë këtë vit / Spiunët evropianë pesimistë: SHBA nuk do arrijë asgjë
19/02 11:37
Top Channel/ Bordi i Paqes, takimi inaugurues: 27 vende pjesëmarrëse, mes tyre Shqipëria e Kosova!
19/02 11:27
Top Channel/ Gjermania sfidon hapur SHBA-në, Merz: Synojmë partneritet strategjik me Kinën!
19/02 11:23
Top News – A do ta shpëtojë Putini Kubën…? ‘Në mbështetje të Havanës si miq të vjetër’
19/02 11:14
Top News – Avioni luftarak evropian dështoi / Gjermania kërkon më shumë F35-a amerikane
19/02 11:06
Top News – Presidenti bëhet shembull. Tentoi grusht shteti me ushtrinë, dënohet me burg
19/02 10:09
Top Channel/ Trump shpërthen ndaj Starmer: Mos dorëzo ishujt në Oqean
18/02 23:28
Top Channel/ Greqia kopjon Italinë për emigrantët, synon kampe në Afrikë
18/02 23:01
Top News- Orteku shkëputet nga mali dhe zhduk grupin e skiatorëve, aventura kthehet në tragjedi
18/02 23:00
Top News- Stuhi të papara dëbore dhe acari, anulohen fluturimet, kaos në disa rajone të Rumanisë
18/02 22:54
Top News- Qeni merr vëmendjen në Lojërat Olimpike, hyn në pistë dhe kërkon medaljen e artë
18/02 22:37
Top News- Rusia do luftën jo paqen! Zelensky shpërthen ndaj Moskës: Nuk lëshojmë territoret
18/02 22:30
Top News- Tragjedi në minierë, 37 minatorë humbin jetën pas lutjes ë mëngjesit
18/02 22:00
Top News- ‘Bos fantazme’ i drogës, kapet në Itali vëllai i deputetes demokrate
18/02 20:51
DIGITALB DIGITALB