Në lartësitë e egra të veriut, mbi 800 metra mbi nivelin e detit, rritet një nga bimët më të rralla dhe më të çmuara të natyrës shqiptare, Gentiana Lutea. E njohur si “luani i zemrës”, ajo përdoret në kurat natyrore për zemrën, aneminë dhe tretjen. Legjenda thotë se në shekullin III para erës sonë, kjo bimë i shpëtoi jetën mbretit ilir Gent.