Raportimi i guvernatorit në kuvend për veprimtarinë e institucionit që drejton ka krijuar debate në seancë. Skandali i mikrokredive që është nën hetim në dy çështje të ndryshme nga prokuroria e tiranës ka kaluar tashmë edhe në SPAK për të hetuar rolin e Bankës së Shqipërisë dhe guvernatorit. Kjo solli akuza të forta mes opozitës dhe mazhorancës mbi nxjerrjen e sekretit hetimor dhe rolin që institucioni i pavarur luajti në skemën e madhe të mashtrimit financiar që ka prekur mbi 17 mijë qytetarë