MIK Festival, festivali i muzikës internacionale në Korçë në mbrëmjen e parë të tij ka ardhur me një format ndryshe në skenën e teatrit të Korçës. Nën titullin “Muza e Parë” dhe tingujt e pianos nga Ingrid Pulizo kjo mbrëmje i është dedikuar artistes së njohur Jorgjia Truja, e cila lindi në vitin 1909 në qytetin e Korçës.