Mijëra fermerë u mblodhën me traktorët e tyre në Holandën qendrore për të protestuar ndaj masave afatgjata të qeverisë për reduktimin e numrit të kafshëve të tyre në ferma. Qeveria e Hagës ka kërkuar që të reduktohet 30 përqind e kokëve të gjësë së gjallë për të zvogëluar emetimet e azotit në atmosferë.