Top Channel/ Mijëra euro, kokainë dhe kanabis/ Policia operacion blic në të gjithë vendin
14/01/2022 20:57

Policia e Shtetit ka kryer kontrolle blic në të gjithë territorin dhe gjatë kontrolleve u kapën dhe arrestuan 3 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale. Policia kapi edhe një person që qarkullonte me armë zjarri pistoletë, si dhe u vunë në pranga 2 shtetas që posedonin kokainë dhe kanabis. Gjithashtu u sekuestrua një shumë e madhe në euro që një shtetas i transportonte nga Tirana për në Shkodër. Policia ka kryer kontroll në 1872 automjete dhe 134 ambiente të ndryshme, pasi dispononte informacione operative me risk. Janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 112 shtetas, ndër ta 32 persona me precedent penal/kriminal. Policia njofton se gjatë kontrolleve në Fier, nga shërbimet e DVP Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier, u kap dhe u arrestua shtetasi E. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit, në çantën e tij të krahut, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak. Në Shkodër, gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin B. S., 22 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi shumën 31200 euro. Këtë shumë eurosh, drejtuesi i mjetit deklaroi se e kishte sjellë nga Tirana, për llogari të një shtetasi në Shkodër. Vijon puna për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Top Channel/ Plagosje me armë në Durrës/ Plumb në këmbë pronarit të një resorti
03/07 23:12
Top News- Qëllohet me pistoletë 35-vjeçari në Durrës, gjithçka nisi pas një konflikti
03/07 22:51
Top News- Mbetjet e Elbasanit nën flakë, zjarri ende aktiv prej më shumë se 72 orë
03/07 21:38
Top News- I nxehti aktivizon zjarret, flakët përfshijnë malin në Has
03/07 20:24
Top Channel/ Nis ndërhyrja nga ajri në Elbasan! Flakët ia lënë vendin tymit toksik
03/07 19:51
Top Channel/ Si do zëvendësohet AKU! Flet pedagogu i UBT: Nuk do ketë më “ping-pong”
03/07 19:39
Top Channel/ Projektligji për bashkëpronësinë, Tabaku: Rrezikon të taksohet si pasuri e paluajtshme!
03/07 18:01
Top Channel/ Balla: Do doja që kolegia Dhori të ishte rizgjedhur!
03/07 17:59
Top News- Vr*sja e Klodian Rashës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit dhe prokurorisë
03/07 17:59
Top Channel/ Zjarr në zonën pyjore në Has, temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve
03/07 17:28
Top News- Tensione tek ‘Plumbi i artë’/ Ndërpritet seanca, gjobitet avokati i të pandehurit
03/07 17:22
Top Channel/ “Unë s’kam gënjyer, ju e keni bërë”, Baçi sfidon Ballën: Hajde tani dhe shkojmë…
03/07 16:58
Top Channel/ “Plaçka e vjedhur nuk gëzohet”, Baçi paralajmëron PS: Mos mendoni se do ia kaloni lehtë
03/07 16:57
Top News – Mbrojtja e të dhënave roli e nëpunësve në sektorin publik e privat
03/07 16:32
Top Channel/ BPAL: Bashkëpunojmë në hetime, kemi kontribuar me 730 mln dollarë të rentës minerare
03/07 15:42
Top Channel/ I ikin policisë dhe aksidentohen, ndalohet “i forti” në Tiranë
03/07 15:41
Top Channel/ SPAK godet sërish vëllezërit Suel e Mario Çela, ju sekuestron pronat në Itali
03/07 15:40
Top Channel/ Gjyqi për Martinin, dëshmojnë oficerja e sigurisë dhe mësuesja
03/07 15:30
Top Channel/ Zjarri prej tre ditësh në landfill, ministri Vengu mbërrin në Elbasan
03/07 15:20
Top News – Rama ‘shkund’ bashkinë/ ‘Furtunë’ në Vlorë, ikin drejtorë dhe gjysma e administratës
03/07 15:15