Top Channel/ Michelle Obama “thyen” traditën, do të mungojë në inaugurimin e Trump si president
15/01/2025 20:56

Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump javën e ardhshme, tha zyra e saj të martën, pa dhënë një shpjegim për vendimin e saj. “Ish-Presidenti Barack Obama është konfirmuar të marrë pjesë në ceremoninë e 60-të të inaugurimit. Ish-Zonja e Parë Michelle Obama nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e ardhshëm”, thuhet në një deklaratë nga Zyra e Barack dhe Michelle Obama. Vendimi për të hequr dorë nga pjesëmarrja në betimin zyrtar të Trump është një thyerje e traditës për ceremoninë, në të cilën zakonisht marrin pjesë ish-presidentët dhe gratë e tyre. Ish-presidenti George W. Bush dhe Laura Bush do të marrin pjesë në inaugurim, tha zyra e tij. Burime të tjera raportuan për CNN se ish-presidenti Bill Clinton dhe Hillary Clinton gjithashtu do të jenë atje. Michelle Obama gjithashtu nuk ishte e pranishme në ceremoninë mortore të ish-presidentin Jimmy Carter javën e kaluar, duke qëndruar në Hawaii. Michelle Obama ka folur hapur për armiqësinë e saj ndaj Trump, të cilin e ka akuzuar se ka vënë në rrezik sigurinë e familjes së saj përmes retorikës së tij. Në vitin 2017, ajo i la mënjanë ato ndjenja personale pasi Trump fitoi zgjedhjet e tij të para presidenciale, duke mirëpritur presidentin e ardhshëm dhe Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për çaj përpara betimit të atij viti. Në vitet më pas, ajo foli për përvojën e të ndenjurit në skenë ndërsa Trump u inaugurua.

Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli mbrohet nga sulmet e Hezbollah në veri të vendit
02/03 12:41
Top Channel/ Lufta me Iranin, Trump paralajmëron amerikanët: “Do i shkojmë deri në fund
02/03 12:40
Top Channel/ Irani trondit bursat, rritet cmimi i naftes
02/03 12:33
Top Channel/ Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët!
02/03 12:16
Top Channel/ Lufta e Iranit, goditet baza në Qipro: Sulmohet Libani, Trump: Khamenei do më vriste!
02/03 12:13
Top News-Lufta nuk ‘rrëzoi’ regjimin në Iran / Zyrtarët amerikanë, skeptikë pas vrasjes së Khameneit
02/03 12:10
Top News – Irani nuk do të sulmonte i pari SHBA-në / Pentagoni i raporton kongresit: Asnjë shenjë
02/03 12:10
Top Channel/ Alarme për sulme ajrore në Izrael, paralajmërohen qytetarët
02/03 11:36
Top Channel/ TCH në Tel Aviv, gazetari Artur Bibe: Sistemi i mbrojtjes njoftoi për sulm ajror
02/03 11:33
Top Channel/ Gazetari i TCH tregon për situatën në Izrael: Nuk lejohen lëvizjet e panevojshme
02/03 10:49
Top Channel/ “Jeta vazhdon”, banorët e Tel Avivit flasin për Top Channel: Irani do të mundet
02/03 10:47
Top News – Front i ri lufte. Izraeli sulmon Hezbollah në Liban, kundërpërgjigjet grupi
02/03 09:41
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
DIGITALB DIGITALB