Top Channel/ “Metalurgjiku”, Gjykata lë të lirë 16 të arrestuarit për ndotje
16/12/2025 22:59

Gjykata e Elbasanit e cilësoi të paligjshëm arrestimin e 16 personave në kuadër të operacionit Metalurgjiku ne Elbasan. Pavarësisht kërkesës së Prokurorisë, pas një seance maratonë prej më shumë se 7 ore, gjykata vendosi masë sigurie “Detyrim paraqitje” për secilin prej tyre. Operacioni policor Metalurgjiku u zhvillua mbrëmjen e 12 dhjetorit pas sinjalizimeve nga banorë të zonës se në dy kompani digjeshin mbetje në qiell të hapur, tym i cili mbuloi edhe qytetin. Si rezultat i ndërhyrjes policore, u arrestuan 16 persona administratorë, drejtorë prodhimi, inxhinierë, drejtues teknikë, përgjegjës turni, operatorë furrash, punonjës e zyrtarë vendorë të mjedisit dhe u shpallën në kërkim 8 të tjerë. Pas këtij vendimi Gjykate Prokuroria është shprehur e vendosur ta ankimojë vendimin e të vijojë hetimet për katastrofën mjedisore në Elbasan. Në lidhje me ndotjen në zonën e Metalurgjikut Top Channel ju drejtua edhe Agjencisë Rajonale të Mjedisit si institucioni i drejtpërdrejtë përgjegjës për situatën, por hasi në heshtje zyrtare. E njëjta situatë si zjarri që përfshiu landfillim e Elbasanit për 6 ditë me radhë në muajin korrik dhe nga institucionet e mjedisit nuk pati asnjë reagim zyrtar. Burime bëjnë me dije se në kompanitë CCALV SHPK dhe GSA Ferrokrom shpk ka mbetje të ngurta të depozituara prej shumë vitesh të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë mjedisore. Pak kohë më parë, duke ju referuar Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035, Top Channel trajtoi problematikën që zonat industriale në Shqipëri vazhdojnë prej dekadash të tëra të mbajmë të depozituara kimikate të rrezikshme dhe metale të rënda. Sipas dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit këto “pika të nxehta” përbëjnë rrezik serioz si për mjedisin, ashtu edhe për shëndetin e banorëve.

Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15