Edhe këtë të diel, në një konferencë për gazetarët, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar me akuza dhe sulme ndaj Altin Dumanit, kreut të SPAK, edhe pas reagimit të ndërkombëtarëve. I pyetur nëse kishte reflektuar nga reagimet e ndërkombëtarëve të cilët i bënë thirrje për të mos ndikuar në punën e SPAK, Meta u përgjigj me ironi duke thënë se mund t’i kërkonte falje Dumanit nëse deklaratat e tij ishin bërë nga ndonjë ‘sozi’ e kreut të SPAK.