Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vazhdoi me sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumani, gjatë konferencës së radhës për mediat. Akuza e Metës ishte drejtpërdrejtë, kur tha se “SPAK nën drejtimin e Dumanit, parti e jashtëligjshme prokurorësh nën drejtimin e Ramës”.