Gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela e konsideroi të pabazuar kërkesën e Ilir Metës për t’u liruar dhe për këtë arsye Meta do të vijojë të mbahet si i paraburgosur në burgun 313. Për SPAK-un, që ishte kundër kërkesës për të zbutur masën e arrestit në burg, ekziston mundësia që Ilir Meta, nëse mbahet në qeli, ai të intimidojë dëshmitarët.