Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kryer ditën e sotme homazhe në memorialin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë, në 554-vjetorin e vdekjes së tij. Në një prononcim pas kryerjes së homazheve, Meta tha se Skënderbeu ishte një krye hero, që i dha identitetin më të fortë kombit tonë në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit kombëtar dhe njerëzor.