Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se në Gjermani i është lutur që të anulojë zgjedhjet dhe të anulojë protestën e 8 qershorit, protestë e cila do të përshkallëzonte konflikte të dhunshme në vend. Kjo pasi sipas Metës, Basha i ka thëne se nuk do të kontrollonte dot popullin dhe do të mbante më pas përgjegjësi për dhunën.