Në Mbrostar të Fierit, pas një dite të gjatë në shkollë, mësuesja Mimoza Bufi ndërron rolin dhe vesh rrobat e punës për t’iu përkushtuar një pasioni të trashëguar, bletarisë. Unë jam rritur me bletët. Prindërit e mi erdhën nga Kosova në vitin 1924 dhe sollën me vete edhe bletët.Tregon Mimoza.Që e vogël kam punuar me babain tim, dhe fati deshi që edhe familja ku u martova, të ishte po bletare. Kështu, bletët janë pjesë e jetës sime.