Shumë mësues në qarkun e Korçës nuk kanë marrë ende rrogën e muajit qershor. Denoncimi është bërë nga kryetari i sindikatës së pavarur të mësuesve, Leonard Trebicka. “Është diçka që jo vetëm mësuesit e Korçës dhe të Maliqit por kam marrë njoftim se edhe në disa rrethe të tjera ndodh por jo për pjesën më të madhe të mësuesve, është një pjesë e vogel si psh në qyteti e Korçës janë mbi 100 mësues që nuk kanë marrë ende rrogën e muajit qershor.