50 mësuesit e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve në Greqi nuk do të jenë të parët dhe të vetmit. Ky program do të shtrihet në të gjithë diasporën, duke synuar ruajtjen e gjuhës dhe kulturës aty ku kanë emigruar shqiptarët. Ndaj Ministria e Arsimit me Ministrinë e Jashtme kanë përgatitur një udhëzues të përbashkët ku përcaktojnë procedurën e përzgjedhjes së arsimtarëve dhe monitorimin e mësimdhënies në diasporë.