Përmes asaj që e quajti një video-kartolinë kryeministri Edi Rama publikoi këto pamje në formën e një përmbledhje të takimit historik me emigrantët shqiptar. Për mos ta lënë thjesht në kuadrin e fjalëve atë çfarë u tha emigrantëve në Greqi, një ditë më pas kryeministri Edi Rama publikoi iniciativën më të re të qeverisë shqiptare “Mësues për Greqinë”. Synohet që nëpërmjet këtyre mësuesve fëmijët e emigrantëve të kenë mundësi studimi të letërsisë dhe historisë së Shqipërisë.