Ditën e sotme iu dha lamtumira e fundit 18-vjeçares së vrarë nga dy të rinj në qytetin e Ferizajt. Ajo u la e shtrirë në tokë në dyert e spitalit, pa shenja jete. Ata që e dërguan atje ishin dy të rinjtë, të cilët policia i ka identifikuar si Arbër Sejdiu, i cili është kapur nga policia dhe Dardan Krivaqa që është ende në kërkim. Ky i fundit sipas familjarëve është bashkëshorti i 18-vjeçares që humbi jetën, e identifikuar si Marigona Osmani.