Top Channel/ “Mësim jete për familjarët”, 45-vjeçari shfaqet në funeralin e tij me helikopter
14/06/2023 18:11

Një burrë falsifikoi vdekjen e tij dhe më pas u shfaq në funeral me një helikopter për t’i dhënë familjes së tij ‘një mësim jete’. David Baerten organizoi një shaka të jashtëzakonshme në Belgjikë për të parë se si do të reagonin të dashurit e tij pasi të vdiste. 45-vjeçari e bëri këtë marifet pasi kishte humbur kontaktet me familjarët dhe fisin e tij. Ai i kërkoi ndihmë gruas dhe fëmijëve të tij që ndiqnin planin e tij, madje vajza e tij postoi një shkrim prekës për babain e saj në mediat sociale. Baerten, i cili njihet si Ragnar le Fou në rrjetet sociale dhe ka 162.000 ndjekës në Tik-Tok, mbërriti në funeral me një helikopter së bashku me një ekip xhirimi. Ai tha se e bëri këtë pasi: Ajo që shihte në familjen e tij shpesh e lëndonte. Unë kurrë nuk jam i ftuar askund. Askush nuk më sheh. Të gjithë u ndamë. U ndjeva i pavlerësuar. Kjo është arsyeja pse unë doja t’u jepja atyre një mësim jete dhe t’u tregoja se nuk duhet të prisni derisa dikush të vdesë për t’u takuar me ta. Një tjetër përdorues i TikTok, i cili ishte i pranishëm, ndau një video të helikopterit që u ul në një fushë. Baerten doli jashtë dhe të gjithë të afërmit e përqafojnë Kjo shaka është pritur me kritika të ashpra nga shumë përdorues të mediave s ociale, të cilët e etiketuan atë një “shaka mizore” dhe thanë se ishin “të dhimbshme”. Ai tha se vetëm gjysma e familjes së tij i shkoi në funeral. Ai shtoi se Ata që nuk erdhën, më kontaktuan për t’u takuar. Kështu që në një farë mënyre unë fitova. Pamjet: AFP

Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34
Top News – Skenari i Trump për luftën. Ishulli Kharg dhe rreziku global pas kapjes së tij
30/03 10:11
Top News – Nafta fluturon sërish. Pas planit të trump për të pushtuar Kharg
30/03 09:55
Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10