Gazetari Artur Bibe i cili po raporton nga juglindja e Turqisë, sjell historitë e të prekurve nga tërmeti tragjik, të cilët presin me padurim shpërimin e familjarëve të tyre. Sikurse duket në pamje, një burrë qëndron i dëshpëruar, në pritje të mbërritjes së ekipit të shpëtimit për të nxjerrë nga rrënojat bashkëshorten e tij.