Pak pasi acaroi Kremlinin me deklaratat e tij për heqjen e kufizimeve të armëve me të cilat aleatët po furnizojnë Ukrainën në përballjen e saj me agresionin rus, kancelari gjerman Friedrich Merz i lëshoi Rusisë një tjetër sfidë. Ai ka vizituar Finlandën, një ndalesë kjo me në focus sigurinë në Detin Balltik, e padyshim, edhe situatën në Ukrainë.