Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje emigrantëve në Greqi që të marrin zarfet në postë dhe të shprehin vullnetin e tyre për zgjedhjet e 11 majit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama shprehet se kompania e shpërndarjes ‘ka vënë gjërat në vijë dhe zarfet janë shpërndarë në destinacionet e ndryshme’.