Qeveria shqiptare merr vendimin dhe mbyll zyrtarisht rrjetin social “Tik Tok” në të gjithë vendin, për 12 muaj. Vendimi u njoftua këtë të enjte nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se brenda një jave ose pak më shumë, Agjencia e Sigurisë Kibernetike do të mbyllë platformën kineze.