Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet tavan të hidrokarbureve në Shqipëri, pas rritjes së vazhdueshme për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Bordi i Transparencës në datë 26 Mars 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.