Një fabrikë mobilerie ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Ferm Çlirim. Fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur në ambientet e tjera. 3 mjete zjarrfikëse janë duke punuar për fikjen e flakëve, por e kanë shumë të vështirë pasi në magazina ndodhen materiale lehtësisht të djegshme.