Top Channel/ “Merr Venezuelën, na lërë Ukrainë”, zbulohen prapaskenat që Moska i ofroi Trumpit në…
08/01/2026 21:21

Zyrtarë rusë sinjalizuan në vitin 2019 se Kremlini do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga mbështetja e tij për Nicolás Maduron në Venezuelë, në këmbim të një dore të lirë në Ukrainë, sipas Fiona Hill, këshilltare e presidentit Donald Trump në atë kohë. Rusët e hodhën vazhdimisht idenë e një “marrëveshjeje shumë të çuditshme shkëmbimi mes Venezuelës dhe Ukrainës”, tha Hill gjatë një seance dëgjimore në Kongres në vitin 2019. Komentet e saj dolën sërish në pah këtë javë dhe u shpërndanë në rrjetet sociale pas operacionit të fshehtë amerikan për kapjen e Maduro-s. Hill tha se Rusia e shtyu këtë ide përmes artikujve në mediat ruse që i referoheshin Doktrinës Monroe, një parim i shekullit XIX sipas të cilit SHBA kundërshtonte ndërhyrjen evropiane në Hemisferën Perëndimore dhe, në këmbim, pranonte të mos ndërhynte në çështjet evropiane. Kjo doktrinë u përmend nga Trump për të justifikuar ndërhyrjen e SHBA-së në Venezuelë. Edhe pse zyrtarët rusë nuk bënë kurrë një ofertë formale, ambasadori i atëhershëm i Moskës në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, i la asaj shumë herë të kuptohej se Rusia ishte e gatshme t’i lejonte SHBA-së të vepronte si të donte në Venezuelë, nëse SHBA do të bënte të njëjtën gjë për Rusinë në Evropë, i tha Hill këtë jave agjencisë Associated Press. “Para kësaj kishte një ‘nënkuptim pas nënkuptimi, shtytje e lehtë, shkelje syri, po sikur të bënim një marrëveshje?’ Por askush (në SHBA) nuk ishte i interesuar atëherë,” tha Hill. Trump e dërgoi Hill-in, atëherë këshilltaren e tij të lartë për Rusinë dhe Evropën, në Moskë në prill 2019 për të përcjellë atë mesazh. Ajo tha se u kishte thënë zyrtarëve rusë se “Ukraina dhe Venezuela nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”. Në atë kohë, tha ajo, Shtëpia e Bardhë ishte në një linjë me aleatët duke njohur liderin e opozitës venezueliane Juan Guaidó si president të përkohshëm të vendit. Por, shtatë vjet më vonë, situata është ndryshe. Pas rrëzimit të Maduro-s, SHBA ka thënë se tani do ta “drejtojë” politikën ndaj Venezuelës. Trump ka rinovuar gjithashtu kërcënimin për të marrë nën kontroll Groenlandën, një territor vetëqeverisës i Danimarkës dhe pjesë e aleancës ushtarake të NATO-s, dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake kundër Kolumbisë për shkak të trafikut të kokainës. Kremlini do të ishte “i entuziazmuar” nga ideja që vendet e mëdha, si Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Kina, të kenë sfera influence, sepse kjo provon se “forca bën ligjin”, tha Hill. Veprimet e Trumpit në Venezuelë e bëjnë më të vështirë për aleatët e Kievit të dënojnë planet e Rusisë për Ukrainën si “të paligjshme”, sepse “sapo kemi pasur një situatë ku SHBA ka marrë kontrollin, ose të paktën i ka prerë kokën qeverisë së një vendi tjetër, duke përdorur trillim,” i tha Hill AP-së. Administrata Trump e ka përshkruar operacionin në Venezuelë si një veprim të zbatimit të ligjit dhe ka këmbëngulur se kapja e Maduro-s ishte e ligjshme. Ministria e Jashtme ruse nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment lidhur me rrëfimin e Hill-it. Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka komentuar për operacionin ushtarak për rrëzimin e Maduro-s, por Ministria e Jashtme lëshoi deklarata duke dënuar “agresionin” amerikan.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00