Top Channel/ Merr fund telenovela! Johny Deep fiton gjyqin ndaj Amber Heard
01/06/2022 23:08

Një trokitje çekiçi në favor të johny deep i dha fund telenovelës hollivuadiane më të ndjekur të momentit. Në gjyqin e johny deep me ish-bashkëshorten e tij amber heard, aktori fitoi pas 6 javësh betejë të ashpër ligjore, që nisi nga një shkrim në Ëashington Post në dhjetor 2018, në të cilin Amber Heard tha se ajo kishte përjetuar dhunë gjatë martesës së tyre 15-mujore. Juria vendosi që Johnny Depp të marrë 15 milionë dollarë si dëmshpërblim nga cështja. Por edhe Amber Heard ka fituar gjithashtu një pjesë të çështjes së saj për shpifje kundër Johnny Depp mbi artikujt në Daily Mail, në të cilat ish-avokati i Johnny Depp i përshkroi pretendimet e saj për abuzim në familje si një mashtrim. Juria i ka dhënë Amber Heard 2 milionë dollarë dëmshpërblim. 7 gjykatës diksutuan për 12 orë mbi verdiktet e tyre të premten, ndërsa vendimi u prit me britma jashtë gjykatës dhe thirrje në favor të johny deep Heard i mbajti sytë ulur ndërsa lexohej vendimi. Teksa Depp nuk ishte i pranishëm në gjykatë, por publikoi një deklaratë ku thoshte se "juria i ktheu jetën". "Që nga fillimi, qëllimi i sjelljes së këtij rasti ishte zbulimi i së vërtetës, pavarësisht nga rezultati. Të thuash të vërtetën ishte diçka që ia kisha borxh fëmijëve të mi dhe të gjithë atyre që kanë qëndruar të palëkundur në mbështetjen e tyre për mua," ai tha. "Ndihem i qetë duke e ditur që më në fund e kam arritur këtë." Ndërsa Heard tha në një deklaratë se ajo ndihej "zemërthyer" për vendimin. "Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve. Më dhemb që mali i provave ende nuk ishte i mjaftueshëm për t'i bërë ballë fuqisë, ndikimit të ish-bashkëshortit tim," tha Heard. Depp dhe Heard u takuan në vitin 2009 në xhirimet e filmit të tyre "The Rum Diary" dhe u martuan nga 2015-2016 përpara se të divorcoheshin. Pamjet: AFP

Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36
Top News – Irani do godasë Londrën me raketa / Hegseth bën presion për t’iu bashkuar luftës
27/03 13:35
Top News – SHBA po ‘djeg’ Tomahawk-ët / 850 në 4 javë luftë, ritmi alarmon Pentagonin: Po mbarojnë
27/03 13:17
Top News – Historia që tronditi Spanjën. 25-vjeçarja i jep fund jetës përmes eutanazisë
27/03 13:08
Top Channel/ BE heton Snapchat, dyshime për rrezik ndaj fëmijëve
27/03 12:20
Top Channel/ BE ndalon abuzimet me AI, ndalohen aplikacionet që krijojnë imazhe intime të rreme
27/03 12:19
Top Channel/ Avancojnë bisedimet në Lindjen e Mesme, SHBA shtyn afatin, Izraeli godet Teheranin
27/03 12:04
Top Channel/ G7 takim në Paris për tensionet në Lindjen e Mesme, Hormuzi dhe roli i Rusisë në krizë
27/03 12:04
Top News-Firma e Trumpit te dollari amerikan/ ‘Arritje historike’, presidenti i parë në detyrë që…
27/03 11:29
Top News – Anije pa pilot në luftën me Iranin / Pentagoni pranon: Po i përdorim në operacione
27/03 11:22
Top News – Irani, 1 milionë ushtarë gati për luftë / SHBA ‘po rrethon’ vendin me 10 mijë trupa
27/03 11:22
Top News – Rusia dhe Ukraina ‘çajnë’ përpara / Thonë se kanë pushtuar fshatra në vijën e frontit
27/03 11:19
Top News – Trump do të marrë Nord Stream-in / Lavrov: Do të dominojë tregjet globale të energjisë
27/03 11:18
Top News – Trump i jep më shumë kohë Iranit / Shtyn për në prill sulmin ndaj termocentraleve
27/03 11:13
Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28