Ka zgjatur vetëm 5 ditë arratia e dy vlonjatëve që i vunë flakën një automjeti në qytetin e Durrësit. Në orët e para të mëngjesit të 6 gushtit dy të rinj nga Vlora i vunë qëllimisht flakën një automjeti të parkuar në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit. Në bashkëpunim edhe me policinë e Vlorës, blutë e Durrësit i kanë identifikuar dhe arrestuar. Bëhet fjalë për një 26 vjeçar dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Vlorë. Policia thotë se hetimet provuan se ishin pikërisht ata autorët e zjarrvënies në një automjet në Durrës. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa prokuroria e Durrësit po heton rastin.