Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e parë të një objekti pranë kryqëzimit të semaforëve në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ në qytetin e Lezhës. Nga zjarri janë shkrumbuar plotësisht zyrat e noterit të njohur Vasil Martini. Ndërkohë zjarrfikësit, të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë arritur që të shuajnë flakët, që të mos përhapen tek bizneset e tjera që ndodhen aty pranë.