Top Channel/ Merr dritën jeshile paketa fiskale, debat për skemën e TVSH dhe faljen e gjobave
03/12/2025 20:00

Mes diskutimesh të shumta paketa fiskale ka marrë dritën jeshile në komisionet parlamentare pas javësh diskutimesh. Nga projektligji mbi skemën e tvsh, rivlerësimi, paqja fiskale, fshirja e detyrimeve tatimore dhe doganore e deri tek transaksionet në cash dhe sistemi i taksave vendore u votuan së fundmi nen për nen me pak ndryshime në komisionin e ekonomisë, punësimit dhe financave. Duke nisur nga skema e rimbursimit të tvsh, ndonëse deputetët kërkuan zgjerimin e kategorive përfituese nëpërmjet amendimeve të paraqitura, prligji mori votat për në parlament nga shumica. ‘Amendimet së pari kanë lidhje me futjen në këtë skemë të dy grupeve të rëndësishme që nuk përfitojnë nga skema e kompesimit. Propozoj në nenin 1 pika 1 dhe 3, të riformulohen. -prodhuesit bujqësor që autofaturohen nga subjektet e tvsh -prodhuesit bujqësor që janë subjektet e tvsh dhe lëshojnë faturë shitje për produktet e shitura. Pjesë e rëndësishme e formalzuuar e tregut dhe këta nuk përfitojnë sot. -prodhuesit bujqësor që autofaturohen nga bzinesi vogël por sjanë subjekt I tvsh. Si pash baxhot dhe këta duhet të përfshihen. Pika 3: kompesimi është I përmuajshëm dhe bëhet automatikisht nga organet tatimore në fudn të maujit. Ndërkohë ëhstë bërë 1 herë në 6 muaj sipas parashikimit. Në nenin 4 fjalia 6 mujore të zëvendësohet me 1 mujore.” “Pozicioni ynë është që skema do qëndroj kjo që ëhstë se ne jemi në process përafrimi me direktivat e BE dhe kshu sic jemi I përafrohemi lehtësisht.” “Propozimet o janë profesionale dhe meren parasysh dhe jo profesionale që nu merren. Dhe propozime profesionale që smerren parasysh këtu kemi parë. Kushtetuta thotë Taksat këtu I ndryshon kuvendi dhe jo qeveria.” Miratimin mori dhe projektligji për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore si dhe marrëveshja e paqes fiskale pavarësisht propozimeve të deputetëve por me një ndryshim të propozuar nga deputeti Erion Brace. “Të përfshihen në skemën e lehtësimit edhe detyrimet e tjera vendore më të vjetra se 10 vite, që bizneset të kenë mundësinë t’i shlyejnë me pagesë të 50% të vlerës, ndërsa 50% e mbetur të falet.” Sa i përket rivlerësimit të pasurive të paluajtshme është tashmë e vendosur një normë 5%, ndërsa për procedurat tatimore bizneset sdo të kenë mundësinë më shumë se 100 mijë lekë cash dhe individët 500 mijë lekë. 3 projektligjet e mbetura morën miratimin ditën e martë. Tashmë paketa fiskale ëhtë gati për tu miratuar apo jo në seancën plenare.

Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
Top Channel/ Rritet kredia për shtëpi/ Arrin në 64.4 miliardë lekë, dominon në monedhën vendëse
06/02 19:52
Top Channel/ Pagat indeksohen me 2.5%, Qeveria rrit pagat për 140 mijë punonjës të administratës
06/02 15:05
Top Channel/ 1.5 miliardë euro kursime në 2025, kryesojnë Tirana, Durrësi, Fieri dhe Korça
05/02 15:22
Top Channel/ Rregulla të reja për tarifat bankare, klientët do informohen për çdo komision bankar
05/02 12:20
Top Channel/ Sipërmarrja rritet pa kredi. Më shumë biznese, por më pak kredi bankare
04/02 15:10
Top Channel/ Ekonomia, rritet treguesi i besimit, bizneset janë më optimiste se konsumatorët për vitin 2026
02/02 20:07
Top Channel/ Shqiptarët ende besnikë ndaj cash-it, digjitalizimi bankar nën ritmet e vendeve të BE
31/01 12:13
DIGITALB DIGITALB