Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë deklaratën e Ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili shprehu dyshime se në Ukrainë ka mercenarë shqiptarë, Gjatë konferencës së mbajtur me zv.presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell, Rama tha se kjo është një akuzë shqetësuese dhe pa bazë. Ai shtoi se po e ndjek me vëmendje këtë çështje.