Tek femrat menopauza zakonisht ndodh rreth moshës së mesme, duke sjellë pas vetes edhe mbylljen e ciklit të tyre riprodhues. Procesi i “shuarjes” së prodhimit te vezoreve përfshin mbarë sistemin riprodhues të femrës, që nga truri e deri tek lëkura dhe kjo ngjarje kaq e rëndësishme fiziologjike sjell pas vetes edhe një sërë ndryshimesh në trupin dhe jetën e femrës. Faza e peri-menopauzës, menopauzës dhe post-menopauzës është një ndryshim natyror dhe nuk duhet shikuar si sëmundje edhe pse tek disa femra ka vështirësi shumë më të mëdha se tek disa të tjera.