Retorika e ashpër e kryeministrit Edi Rama në Bruksel të enjten, ka hasur në kundërshti të fortë nga qeveria bullgare. Është ministria e punëve të jashtme bullgare e cila përmes një reagimi fillimisht kujton se “Bullgaria ka qenë gjithmonë mes vendeve anëtare të BE-s që ka mbështetur identitetin Europian të popullit shqiptarë”.