Është zhvilluar sot takimi ndërmjet drejtorëve të departamenteve të Policisë Kufitare dhe Migracionit, të Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë, me dakordësinë e ministrave të Brendshëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Balla dhe Ikonomou. Në fokus të këtij takimi ndërmjet 2 drejtorëve, Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku dhe Gjeneral Major Dimitrios Mallios, ishte menaxhimi i fluksit në pikat e kalimit kufitar, si dhe forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimeve kufitare.