Lufta e Gribës e shtatorit të vitit 1914 kur çetat e krahinës se Lopesit ne Tepelenë thyen trupat andarte greke do të përkujtohet tashmë me një memorial të ri. Janë banorë të zonës, por jo vetëm, ata që kanë mbështetur iniciativën e një djali të krahinës, Ilir Dedajt, për t’i dhënë kësaj beteje një përkujtim të denjë.