Top Channel/ Meloni po përdor të gjitha kartat e mundshme, masa të reja për emigrantët e paligjshëm
18/09/2023 19:24

Qeveria italiane e krahut të djathtë ka miratuar këtë hënën një paketë me masa të ashpra për të kufizuar emigrimin e paligjshëm përmes Mesdheut, pas fluksit më të fundit i cili e futi Italinë në një gjendje kolapsi. Kabineti i kryeministres italiane, Giorgia Meloni ka vendosur që ta rrisë periudhën maksimale të ndalimit nga gjashtë muaj në 18-të muaj, por ka lënë të kuptohet se duhen masa shumë më të rrepta. “Lufta kundër emigrimit masiv dhe trafikantëve është luftë për Italinë dhe për Evropën”, ka deklaruar liderja italiane. Periudha e shtuar është e nevojshme për të vërtetuar nëse një person ka të drejtë të qëndrojë në Itali, apo të dëbohet menjëherë prej qendrave të ndalimit. Përveç kësaj, Ministria e Mbrojtjes do të krijojë “struktura” për t’i ndaluar emigrantët që kanë hyrë në Itali ilegalisht. Ditëve të fundit, mijëra emigrantë kanë kaluar në ishullin italian në Lampeduzas, duke mbingarkuar qendrat e strehimit në kohë rekord. Gjatë javës së kaluar dita e martë mban një rekord mbërritjesh me 5 mijë persona, ndërsa në total janë më shumë se 8 mijë emigrante të mbërritur në Lampedusa. Bumi i emigratëve e gjeti të papqërgatitur qeverinë italiane, e cila kërkoi ndihmë nga BE-ja për kapërcimin e situatës. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi qendrën e pritjes së emigrantëve në ishullin italian Lampedusa, nën shoqërimin e Melonit, e më pas përfaqësuesja europiane tregoi mbështetje për kapërcimin e situatës. Pamjet: AFP

Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23
Top News – Jeta nën zjarr në Belgorodin e Rusisë / Alarm raketash! Kur lufta të vjen në shtëpi…
26/03 13:00
Top News – Avion luftarak ‘i bërë në vend’ / Prezantohet supersoniku F-39E Gripen në Brazil
26/03 13:00
Top Channel/ Kthehet bora në Ballkan: Fronti polar sjell gjysëm metri dëborë në Kroaci!
26/03 12:03
Top Channel/ META dhe Facebook humbin gjyqin me 20 vjecaren: Fajtor për krijim varësie!
26/03 11:49
Top Channel/ “Përgatituni për turbulenca”, BBC: Lufta e zgjatur në Iran do ndikojë te fluturimet!
26/03 11:48
Top News – Gjyqi i Maduros, ‘sukses i kufizuar’ / Testohen ligjet amerikane të narkoterrorizmit
26/03 11:36
Top News – Ukraina të heqë dorë nga Donbasi! SHBA vendos kushte për paqen, komfirmon Zelenski
26/03 11:23
Top Channel/ “Irani gënjen”, Trump: “Kanë frikë t`i pranojnë bisedimet se i vret populli i tyre”!
26/03 11:18