Disa rrjete të shpërndarjes së lëndëve narkotike janë goditur në të gjithë vendin, në një operacion kombëtar antidrogë të nisur dy ditë më parë. Si rezultat i megaoperacionit Kombëtar “Tempulli 2” janë arrestuar 273 persona, ndërsa janë goditur anëtarë të 7 grupeve kriminale.