Më shumë se 200 forca policore e komando kanë marrë pjesë në megaoperacionin “Magma”, të ndërmarrë në Itali, ku forcat vendase të rendit kanë shkatërruar një grup kriminal italo-shqiptar e kanë vënë në pranga 24 persona. 15 prej tyre përfunduan në burg, 9 të tjerët janë në arrest shtëpie. Grupi rezultonte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, e kishte në përbërje edhe brazilianë.