Kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Në këtë fazë të megaoperacionit u përfshinë Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Komisariati i Policisë Shkodër, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, Komisariati i Policisë Vau i Dejës dhe 2 njësi të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.