Është finalizuar faza e tetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër” në Krujë, ku janë asgjësuar 685 fidanë cannabis sativa të kultivuar në tokë. Policia bën me dije se për këtë megaoperacion janë angazhuar 100 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale e DVP Durrës, 6 grupe të FNSH Tiranë dhe 5 dronë.