Në seancën e radhës për dosjen Gërdeci pritet të dëgjohen sot dëshmitarë të tjerë mbi tragjedinë që mori 26 jetë njerëzish e plagosi qindra të tjerë. I pranishëm në këtë seancë është edhe ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ka mbërritur në dyert e gjykatës që në orët e para të mëngjesit.