Top Channel/ Mediat e huaja: Harris befasuese- gozhdoi Trump, por a u vendos fati i zgjedhjeve?
11/09/2024 13:11

Donald Trumpi mundi Kamala Harris me një hedhje virtuale monedhe përpara debatit të tyre presidencial – por kjo ishte e vetmja gjë që ai fitoi, sepse që nga momenti kur zëvendëspresidentja iu drejtua podiumit në të cilin ai ndodhej dhe e detyroi të shtrëngonte dorën e saj, ishte ajo, thotë CNN, që diktoi kushtet e përplasjes së tyre kritike saktësisht tetë javë përpara ditës së zgjedhjeve presidenciale. Ajo u shfaq energjike dhe e mbushur me një vizion pozitiv për të ardhmen. Trump e kritikoi Amerikën si një komb që po dështon dhe u duk se u spostua jashtë lojës së tij, që e njeh mirë. Harris, nga ana tjetër, pati sipas medias së njohur amerikane, performancën e të karrierës së saj politike, e Trumpi vetë u duk i habitur nga goditjet e shumta të saj. Në një kohë kur gati një e treta e votuesve amerikanë, sic treguan sondazhet e fundit, donin të dinin më shumë rreth Harris, mënyra sesi ajo e përballoi me sukses debatin, me gjasë do t`ia zgjerojë rrethin e mbështetësve. Trumpi nga ana tjetër, në disa momente u duk sikur ende mendonte se kishte përballë rivalin e tij të mëparshëm, Joe Biden.Në 90 minuta përplasje, Harris shpesh e shkundi ish-presidentin me sulme personale që ngritën temperaturën e kësaj gare të shumëpritur, shkruan BBC. Trendi, përgjatë pjesës më të madhe te debatit, ishte ai i gozhdimit të republikanit, që e gjeti veten më shumë në mbrojtje lidhur me sjelljen dhe komentet e tij në të shkuarën. Përballja përfundoi me zotimin e Harris se do të ishte "një presidente për të gjithë amerikanët", dhe sulmin e Trumpit që pohoi se ajo do të ishte “presidentja më e keqe në historinë e vendit tonë". Ishte një fund i përshtatshëm për dy kandidatë që ofruan vizione krejtësisht të ndryshme për kombin në atë që mund të jetë debati i tyre i vetëm presidencial, sipas The Guardian.Asnjë debat tjetër presidencial nuk është caktuar ende zyrtarisht, kështu që përballja e të martës mund të përbëjë herën e fundit që Harris dhe Trump takohen përpara ditës së zgjedhjeve. Sidoqoftë, vetëm në ditët në vijim duket se do të mund të shihet qartë nëse debati ka pasur ndikim kyc tek votuesit e pavendosur, të cilët duket se do të përcaktojnë fatin e kësaj gare të ashpër kokë më kokë.

Top Channel/ ‘Shqiptarët janë zgjuar’, Noka në ‘Foltoren’ e opozitës: Protesta jonë ka vrarë frikën
13/04 20:34
Top Channel/ Baba Mondi “Nderi i Elbasanit”! Vlerësohet Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve
13/04 20:15
Top Channel/ Tiranë, rusja padi ukrainases! Komisioneri kundër Diskriminimit: Shkak, lufta
13/04 20:10
Top Channel/ Porositë e Berishës për demokratët: Të kopjojmë opozitën hungareze
13/04 20:09
Top Channel/ Nis samiti i diasporës në Tiranë, Begaj: Jeni ‘mushkëria ekonomike’
13/04 20:08
Top News – Pengmarrja e 32 vjeçarit në Tiranë. Vetëdorëzohet në polici edhe i akuzuari i tretë
13/04 20:00
Top Channel/ “Diaspora ka qenë mushkëri ekonomike”/ Begaj në samit: Jeni ambasadorët tanë në botë
13/04 19:57
Top Channel/ Personalitete të Ndryshme të Diasporës shqiptare dekorohen me Urdhrin e Lartë
13/04 19:56
Top Channel/ Fluks në Kapshticë, emigrantët rikthehen drejt Greqisë pas festës së Pashkës
13/04 19:54
Top News – Mbytën me litar 23-vjeçarin në Mat. GJKKO lë në arrest me burg katër autorët e dyshuar
13/04 19:42
Top Channel/ Begaj përshëndet Samitin e Diasporës:E ardhmja përbashkimi, ju jeni ura jonë
13/04 19:03
Top Channel/ Nga Noli te Konica e Ismail Qemali, dokumentari historik çel Samitin e Diasporës
13/04 19:02
Top News-Kushner ndryshon projektin e Sazanit. Rama: Do ketë pak ndërtime, ishulli nuk do të mbyllet
13/04 18:27
Top Channel/ “Molotovarët eskportojnë llumin në Europë”/ Rama: BE ‘mahninet’ me ta, kërkojnë të…
13/04 17:49
Top News- Pengmarrja e biznesmenit/ Autorët u prezantuan agjentë të BKH, kërkuan 2 mln euro
13/04 17:39
Top Channel/ ‘Në gjuhë të huaj askush nuk shan’, Rama: Asnjë opozitë nuk hedh baltë mbi vendin e tij
13/04 17:31
Top Channel/ ‘Nuk shkojnë bashkë rritja e korrupsion me buxhetin’, Rama: Në rajon të parët…
13/04 17:27
Top Channel/ ‘Turizmi është rritur’, Rama: Rritja e ekonomia mundësoi rritjen e pagave dhe…
13/04 17:25
Top Channel/ “Le të hidhen përpjetë”, Rama në Asamble: Ne duhet të vazhdojmë drejtë, do të…
13/04 17:25
Top Channel/ ‘Fati po i buzëqesh shqiptarëve’, Rama në Asamble: Të gjitha yjet janë rreshtuar…
13/04 17:08