Pjetër Gocaj, babai i dy vëllezërve të vrarë mbrëmjen e djeshme për shkak të një konflikti të momentit për hapësirën e plazhit ka folur për mediat. “Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë kujt, më është fik dera, uroj që mos t’i ndodhin më kujt se po bëhen të shumta. As unë se kuptoj, por më kanë vrarë tek dera e shtëpisë, më kanë vrarë dy djemtë çfarë më duhet jeta më. Kanë vrarë djalin tim të madh të parin”, tha ai.