Për pesë ditë me radhë, Panairi i 28-të i Librit mirëpriti mijëra lexues, që patën mundësi të njihen me titujt e rinj dhe të bisedojnë me autorët dhe përkthyesit. Me fluksin që u shtua gjatë fundjavës, ky edicion solli një rritje të lehtë të vizitorëve krahasuar me një vit më parë, sipas botuesve.