Sipërfaqja që është dhënë për leje ndërtimi në Tiranë ka arritur një nivel rekord në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ndërsa në këtë tremujor të dytë janë dhënë gjithsej 339 leje. Sipas të dhënave të INSTAT, në kryeqytet, për periudhën janar- qershor 2022 është dhënë një sipërfaqe prej gati 1.2 milionë metra katror, me një rritje prej 45% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.