Cmimet në rritje si dhe as masat kufizuese nga ana e Bankës së Shqipërisë duket se nuk i kanë privuar shumë qytetarët në vendimin e tyre për të blerë një shtëpi me kredi. Të dhënat e bankës qendrore tregojnë se për muajin tetor kredia për shtëpi arriti në 4.7 miliardë lekë, një rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.