Ka nisur në Durrës, këtë të enjte, hedhja e shortit dyditor për shpërndarjen e 345 apartamenteve të para 2+1 në lagjen e re të ndërtuar në Spitallë të Durrësit për familjet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019. Emocione dhe lot gëzimi në sytë e atyre që më në fund do të kenë një shtëpi të re pas viteve të vështira që pasuan tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit.