Policia rrugore në Tiranë ka monitoruar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme lëvizjen e mjeteve unazën lindore Farkë-TEG, aty ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h. Policia thotë se ka evidentuar disa shoferë që lëviznin tej normave të lejuara, nga 151 km/h deri në 170 km/h.