Një 42-vjeçar nga Tirana u arrestua nga policia e Gjirokastrës pasi u kap duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm. Ai u ndalua në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur "Majkosh", pasi teksa po lëvizte me një automjet tip "Volkswagen" nuk iu bind patrullës së policisë. 42-vjeçari u përpoq të largohej por u kap nga uniformat blu pas disa minutash ndjekjeje në afërsi të qytetit të Tepelenës.