Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, mori zyrtarisht detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm. Në mesazhin e tij të parë si kryeinspektor, ish-deputeti Sula zbuloi tre shtyllat kryesore, ku do fokusohet puna e tij. Sula premtoi luftë pa kompromis ndaj bizneseve që abuzojnë me ligjin. Nga kundërshtar, tashmë pjesë e qeverisjes socialiste, nuk mungoi një mesazh i Dash Sulës edhe për Edi Ramën.